Shehu: Duam ngritjen e komisioneve, nuk mund të na zëvendësojmë me pocaqi të Ramës

Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat, Tritan Shehu u shpreh se opozita kërkon nga mazhoranca që të plotësojë kërkesat e saj në kuvend.

Ai tha se në komisionin e reformën zgjedhore duhet të vihet një përfaqësues i opozitës, jo një pocaqi dhe një patericë e Ramës.

Shehu: Le të pranohet sot ngritja e 3 komisioneve hetimore, për PPP-të, McGonigal dhe hetimit për Ramën. Dhe në komisionin e reformës zgjedhore duhet të vihet një përfaqësues i opozitës, jo një pocaqi dhe një patericë e Ramës.

Ne nuk zëvendësojmë kënd, por kërkojmë që të marrim vendin që na takon, na duhet njeri i opozitës, jo i Ramës. Nuk mund të ndodhë një gjë e tillë. Ne jemi shumë të qartë në kërkesën tonë. Këto janë elementë të rëndësishme dhe themelore e parlamentarizmit.