Balliu denoncon: Jepen leje për pallate e lokale, por nuk jepen leje për arsimin

Klevis Balliu ka denoncuar se ka 8 vite që nuk është ndërtuar shkolla në një zonë të Tiranës. Sipas Balliut jepen leje për pallate e lokale por nuk jepen leje për arsimin.

"Pavarësisht se është premtuar disa herë, ka 8 vite që në këtë zonë nuk ka shkollë. Kur një zonë nuk ka shkollë, kur një zonë nuk ka çerdhe atëherë cfarë do mbetet.

Këtu jepen leje për pallate, këtu jepen leje për lokale, kurse për dijen për arsimin nuk jepet asnjë leje", tha ndër të tjera Balliu.