A do ketë tensione sot? Pas mbledhjeve online, socialistët "takohen" me opozitarët në sallë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2023, 07:50
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do mblidhen sot në seancë plenare pas një javë të mbizotëruar nga tensione mes opozitës dhe mazhorancës përsa i përket ngritjes së Komisioneve Hetimore që kërkon opozita.
Mazhoranca ka refuzuar ngritjen e këtyre Komisioneve hetimore, duke bërë që opozita të bllokojë punimet në Kuvend.
Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar zhvillimin e asnjë mbledhjeje të Komisioneve në Kryesinë e Kuvendit, duke detyruar deputetët e mazhorancës që ti zhvillojnë online mbledhjet e Komisioneve.
Por sot, pas mbledhjeve online socialistët dhe opozitarët do takohen në sallën e parlamentit ku pritet të ketë sërish tensione.
