Nikolla: Bashkëpunimi me Azerbajxhanin po intensifikohet në turizëm dhe energji
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot Ambasadorin e Azerbajxhanit, Anar Huseynov, me rastin e emërimit të tij si Ambasador rezident në Shqipëri.
Kryetarja Nikolla i uroi Ambasadorit Huseynov suksese në misionin në Shqipëri dhe vuri në dukje intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve gjatë viteve të fundit.
Në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dy vendet kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, i cili vitet e fundit është intensifikuar dhe konkretizuar me vizitën e Presidentit Aliyev në Tiranë dhe Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj në Baku.
Bashkëpunimi parlamentar po intensifikohet dhe mbështet marrëdhëniet mes dy vendeve dhe miqësinë mes dy popujve.
Bashkëpunimi ekonomik po intensifikohet në fushat e turizmit dhe energjisë dhe investitorët nga Azerbajxhani janë të mirëpritur edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë shqiptare.
Ambasadori Anar Huseynov nënvizoi se, do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar.
Azerbajxhani vlerëson lart bashkëpunimin dhe konntributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, OSBE, Asamblenë Parlamentare të Detit të Zi dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
