Nuk ndalojnë "vizitat" në SPAK, paraqitet edhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli: Erdha për...
Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.
“Erdha për të dorëzuar dokumentat”, tha ai për gazetarët.
Burime bëjnë me dije se Rakip Suli është rikthyer në SPAK për shkak se të hënën ishte shprehur para hetuesve ndaj disa pyetjeve që iu adresuan se nuk mbant mend detaje rreth çështjeve për të cilat akuzohet në kallëzim.
Kryebashkiaku i Kamzës kishte kërkuar kohë që të përgatiste dokumentacionin dhe sillte vendimet në fjalë për t’ju përgjigjur interesit të SPAK në kuadër të hetimeve për procedimin penal që është regjistruar.
Këtë të mërkurë, Suli përveç paraqitjes së dokumentave lidhur me disa procedura të kryera nga Bashkia Kamëz për banesat sociale dhe akomodimit të familjeve të dëmtuara nga tërmeti, aktualisht është duke dhënë sqarime për rrethana që nuk u përgjigj dot të hënën
