AKU bllokon dhe gjobit subjektin në Kamzë për tregtim të ushqimit të pasigurtë
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer kontroll në një subjekt me aktivitet “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, ku është konstatuar se, subjekti nuk kishte zbatuar detyrat e lëna nga kontrolli i mëparshëm dhe ishte në shkelje të legjislacionit në fuqi.
Subjektit në fjalë i është vendosur masa administrative me “gjobë” në vlerën e 900 000 lekëve. AKU njofton se, subjekti ka vijuar me tregtimin e produkteve ushqimore teksa ka prishur shenjat dalluese të vendosura për ndërprerjen e aktivitetit.
Për sa më sipër për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese ka rivënë sërish masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit dhe për këtë arsye ka vendosur edhe masën administrative me “gjobë” në vlerën e 100’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
