E rëndë në Tiranë/ Gjendet e braktisur në bodrumin e një pallati një foshnjë e sapolindur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 12:48
Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.
Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.