Nuk ka mësues dhe edukatore, Simo: Sanitare dhe kuzhiniere janë sot ndihmëse edukatore

Shoqëria Civile do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit të enjten lidhur me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë që tronditi mbarë opinionin publik, ku në një kopësht privat dhe të palicensuar ku një vajze 3 vjeçare iu thye këmba nga dhuna e edukatores, të paktën ky është pretendimi i prindërve të të vegjëlve.

Lidhur me këtë ngjarje psikologia Marsi Simo në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se shoqëria duhet të reagojë dhe të jetë më aktive në raste të tilla.

“Mendoj se janë shumë elementë së bashku që e bëjnë një shoqëri të dhunshme. Pavarësisht kësaj ka një lloj fryme tek prindërit e rinj, një frymë që ne duam të zhvillohemi, duam që të heqim disa mbeturina që ne i kemi trashëguar.

Dhe në momentin e parë kur vjen ngjarja ne shkojmë menjëherë në zanafillë, që është tek vetëmbrojtja, tek dhuna dhe tek instinktet. Dhe të gjitha këto janë shenja që ne nuk jemi zhvilluar ashtu siç duhet.

Jemi justifikuar me dhunën se ajo është mënyra më e mirë për t’i edukuar, apo për t’i vënë në rresht fëmijët.

Por në vërtetë nuk është me të vërtetë ashtu  dhe është shumë e gabuar dhe ne vijojmë të bëjmë të njëjtat gabime. Madje po i hapim vetes më shumë probleme se sa të mund t’i riparojmë.

Dhe na shfaqen këto ngjarje të bëjmë protesta, pastaj të heshtim për nja 1 javë. Sepse që të bëhet ndryshimi i mirëfilltë duhet reagim, fatmirësisht që ne e kemi reagimin. Por duhet ndërhyrë më pas edhe në sistem.

Nuk ka mësues dhe edukatore, pasi Sanitare dhe kuzhiniere janë sot ndihmëse edukatore”, theksoi psikologia Marsi Simo.