KAOSI OPOZITAR/ PS nis zbatimin e planit “B”, Komisionet do mblidhen online
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 12:07
Ashtu edhe siç pritej, Partia Socialiste do të vërë në zbatimin planin “B”, pas bllokimit që opozita i bëri komisioneve parlamentare. Kështu Komisioni i Ligjeve ka njoftuar se do të mblidhet online në orën 12:30.
“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,
Ju bëje me dije se mbledhja e komisionit, do të vijojë të zhvillohet në orën 12.30 me anë të mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom”, thuhet në njoftimin e bërë publik.

