"Sterilizimi"/ GJKKO vendos vijimin e masës "arrest në burg" për Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos vijimin e masës së "arrestit në burg" për Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, dy të akuzuarit për korrupsionin me tenderin e sterilizimit.

Njoftimi

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt:

Informacion dy mujor mbi nevojat e sigurimit në kuadër të procedimit penal Nr. 13 të vitit 2020, për personat nën hetim K.R dhe I.R hetuar me masësn e sigurimit “Arrest në burg” si dhe për personat nën hetim M.S dhe S.K hetuar me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Në seancën gjyqësor të datës 06.11.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit,personat nën hetim K.R,I.R dhe S.K kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë, ndërsa personi nën hetim M.S kërkoi revokimin e masës së sigurimit.

3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtariErjonBani,bazuar në nenet 112, 246 pika 6 dhe 260 tëK.Pr.Penale vendosi:

- Vazhdimin e masës së sigurimit“arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimK.R me vendimin Nr. 49, datë23.06.2023tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Vazhdimin e masës së sigurimit“arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimI.R me vendimin Nr. 49, datë23.06.2023tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Vazhdimin e masës së sigurimit“arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimM.S me vendimin Nr. 49, datë23.06.2023tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Vazhdimin e masës së sigurimit“arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimS.K me vendimin Nr. 49, datë23.06.2023tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 06.11.2023