Zgjedhjet e 14 majit, KQZ nis verifikimin paszgjedhor të 526 kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e verifikimit të 526 e kutive të votimit, ose rreth 10% e kutive të zgjedhjeve të mbajtura më 14 maj.

Procesi i verifikimit të 526 kutive, realizohet përmes rinumërimit të tyre, për të faktuar nëse vota e qytetarëve në 14 maji në këto kuti është numëruar siç duhet, pa patur abuzime. Këtë proces më herët e njoftoi vetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Rëndësia e këtij procesi është në parandalimin dhe dekurajimin e komisionerëve dhe numëruesve për të abuzuar gjatë numërimit, pasi përmes këtij procesi rinumërimi dhe verifikimi rritet probabiliteti që shkelja e tyre të kapet dhe të procedohet penalisht.

Gjithsesi ky proces nuk ndikon në rezultatin përfundimtar të 14 majit, pasi ai është tashmë i certifikuar. Konstatatimi i shkeljeve të mundshme nga verifikimi i këtyre kutive është procesi penal nga shkelësit.

/ATA