Makabritet në Durrës/ Arrestohet babai "shtazë", tentoi të pë*dhunonte të bijën 14-vjeçare

Një ngjarje e rëndë, tentativë-përdhunimi që ka ndodhur brenda një familjeje, është regjistruar në qytetin e Durrësit.

Një 44-vjeçar, me iniciale, G.C është vënë në pranga pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të bijën e mitur.

G.C me banim në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar akuzohet për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentativë për abuzim seksual ndaj të bijës 14-vjeçare.