Cili kuvend ka nevojë më shumë për psikolog, ai i Kosovës apo ai i Shqipërisë? Ja si për përgjigjet psikologu

Në një lidhje Skype me Ora News, deputeti i VV-së Fitim Uka u shpreh se të dyja kuvendet, si në Kosovës, ashtu edhe në Shqipërisë janë të përfshirë nga debatet dhe akuzat.

Uka: Secili prej nesh ka nevojë për të ndarë pak kohë për veten, sepse ne si psikologë ndajmë kohë për të tjerët dhe të kuptojmë problemet e tyre, por e neglizhojmë kohën tonë dhe rrjedhimisht ndihma për të tjerët është e mangët. Prandaj duhet të gjejmë kohë për vetë për t’i dhënë vetes mundësi të jemi më efektivë në meditimet tona.

Ndonjëherë ne që jemi nga Kosova e kemi parë me shumë xhelozi kuvendin e Shqipërisë, por së fundmi nuk është se dallojmë për nga natyra e debatit. Ka kohë që debatet në të dyja kuvendit kanë degraduar dhe më shumë dëgjojmë akuza personale sesa të mira në raport me të dyja vendet. Prandaj duhet një vetëreflektim sepse duke u bërë pjesë e dy palëve politike, jemi duke i dërguar vendet tona në humnerë.