Shpërthim i fuqishëm në Metalurgjikun e Elbasanit, tymi mbulon zonën (PAMJE)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Metalurgjikun e Elbasanit. Një tym i madh ka mbuluar zonën.
Shpërthimi ka qenë i madh, sa është dëgjuar në të gjithë qendrën e qytetit të Elbasanit.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi dhe nëse ka persona të lënduar.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë Elbasan:
Rreth orës 11:15, dyshohet se nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike, ka rënë zjarr në një pikë për grumbullimin e skrapit, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik, në Bradashesh. Nuk ka shtetas të dëmtuar nga flakët.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit.
