Arrestohet shoferi që përplasi çiftin pranë Kryeministrisë, ishte ndëshkuar edhe më parë për shpejtësi

Në datën 05.11.2023, ora 20:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgaq Thengjilli, lindur më 15.09.2002 në Larisa, Greqi dhe banues në Tiranë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal.

Ndërsa drejtonte mjetin me targa AA 528 PY, Jorgaq Thengjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”.

Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Nga testi i alkoolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike. Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Ismail Qemali", duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me "Drager" dhe "AquilaScan" dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara." - njofton policia. 

Arrestohet shoferi që përplasi çiftin pranë