VIDEO/ Dosja e "Partizanit", ortaku i Malltezit tallet me gazetarët. Bektashi rrëfehet në SPAK por jo para mediave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 11:28
Ndërtuesi i pallateve në kompleksin e ndërtuar pas privatizimit të ish klubit sportiv Partizani në Tiranë, Fatmir Bektashi që është edhe ortak me Jamarbër Malltezin dhëndrin i ish kryeministrit Sali Berisha i cili gjendet në masë arresti me burg është paraqitur në SPAK ku ka vijuar seancën hetimore për dosjen e korrupsionit.
Por ndryshe nga cfarë veproi me prokuroret e posacëm, Bektashi u shfaq qesharak para kamerave duke refuzuar cdo pytje të gazetarëve.
