VIDEO/ Përplasje e frikshme, futbollisti bie në fushë pa ndjenja në Berat

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ndeshjen mes Tomorit dhe Burrelit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë, kur sulmuesi i miqve u rrëzua pa ndjenja në tokë.

Ndërsa sfida ishte në minutën e 18’, sulmuesi Florenc Farruku u përplas me Hysollin në zonën e Tomorit dhe nga kjo përplasje ra në tokë pa ndjenja.

Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e të dyja stafeve mjekësore për të shpëtuar 22-vjeçarin.

Pasi është zgjuar, Farruku është dërguar menjëherë me ambulancë në spitalin rajonal të Beratit, ndërsa u shoqërua me duartrokitjet e tifozëve.

Ndërkohë ndeshja mes Tomorit dhe Burrelit ka rifilluar dhe është duke u luajtur.