VIDEO/ Interi perfekt në transferta, Asllani fiton duelin kuqezi me Gjimshitin
Interi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Atalantas me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.
Deri në fundin e pjesës së parë skuadrat ishin të qetë, por Interi fitoi penallti në minutën e 39-të pasi Juan musso pengoi Mateo Darmianin në zonë.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu që shënoi për 1-0.
Zikaktërit e nisën më mirë edhe pjesën e dytë, duke shtuar rastet.
Zhvillohej minuta e 58-të, kur Henrikh Mkhitaryan asistoi te Lautaro Martinez që shënoi për 2-0.
Por vetëm pas tre minutash u hap sërish ndeshja, kur Ademola Lookman asistoi te Gianluca Scamacca që shënoi për 2-1.
Atalanta kishte dy raste shumë të mira për të barazuar, por nuk ia arriti.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Interi mori fitoren e nëntë sezonale dhe me 28 pikë është lider i Serie A. Atalanta mbetet në renditje e pesta me 19 pikë.
????????| GOAL: Calhanoglu gives Inter the lead from the spot!
— TTS. (@TransferSector) November 4, 2023
Atalanta 0-1 Inter.
pic.twitter.com/IefkS0zhEh
????????| GOAL: Inter double their lead through Lautaro Martinez!
— TTS. (@TransferSector) November 4, 2023
Atalanta 0-2 Inter.
pic.twitter.com/oicVgjaka7
????????| GOAL: Atalanta pull one back through Scamacca!
— TTS. (@TransferSector) November 4, 2023
Atalanta 1-2 Inter.
pic.twitter.com/lkxmHRWuyq
