Klasikja e futbollit gjerman, publikohen formacionet e Dortmund-Bayern Munchen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2023, 18:03
Bundesliga ndizet me klasiken e futbollit gjerman Borussia Dortmund-Bayern Mynih, teksa dy skuadrat janë gati të ofrojnë një 90-minutësh spektakolar në “Signal Iduna Park”.
Bayerni do të kërkojë rikthimin te suksesi, pas eliminimit të hidhur nga Kupa e Gjermanisë në mesjavë, ndërsa verdhezinjtë e Dortmund duan fitoren për të mos humbur kontaktet me kreun, aty ku Bayer Leverkusen vijon të bëjë mirë.

