Napoli mund ekipin e fundit në renditje dhe e sheh veten në zonën Champions

Duket se Napoli pak nga pak po lë pas problemet e startit të sezonit dhe skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia po i afrohet ndjeshëm objektivit kryesor, renditjes mes katër ekipeve më të mira që siguron një biletë për Ligën e Kampioneve.

Sot kampionët në fuqi të Italisë mundën në transfertë Salernitanën me shifrat 2-0, duke siguruar tre pikë të arta që i ngjitën përkohësisht në vendin e katërt në renditjen e kampionatit.

Një gol i Raspadorit në pjesën e parë dhe Elmas në të dytën, vendosën vulën në fatin e kësaj sfidë, duke siguruar këto tre pikë për napolitanët, teksa zhytin edhe më shumë Salernitanën në fundin e renditjes me vetëm 4 pikë pas 11 ndeshjesh të luajtura.