"Djajtë" 'ndizen' vetëm në fund, Manchester United fiton me vuajtje ndaj Fulhamit
Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League. Skuadra e Erik ten Hag triumfoi 0-1 në duelin e luajtur përballë Fulhamit në “Craven Cottage”.
Sfida ishte tepër e luftuar, teksa kryesori Brooks nxorri 7 herë kartonin e verdhë. “Djajtë e Kuq” iu falën golit të Bruno Fernandes në minutat shtesë të takimit.
Kapiteni gjeti cepin e portës kundërshtare me një goditje të saktë, duke ndezur festën e tifozëve të United dhe trajnerit holandez.
Rastet nuk munguan për të dy ekipet, teksa VAR-i anuloi golin e skocezit McTominay në pjesën e parë për miqtë.
Në fund festuan lojtarët e United, të cilët siguruarn një fitore tepër të rëndësishme.
Duke llogaritur momentin e vështirë ku gjendeshin. Me suksesin e sotëm, United është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë me 18 pikë.
