UEFA, 500 mijë euro gjobë Barcelonës. Katalanasit deklaruan gabim ...
UEFA ka gjobitur klubin e Barcelonës me 500 mijë euro. Shkak për këtë masë administrative, është bërë deklarimi i gabuar i fitimeve nga katalanasit.
Me gjysmë milioni euro gjobë është ndëshkuar klubi i Barcelonës nga UEFA. Shkak për këtë dënim është bërë mosdeklarimi ose deklarimi i rremë i fitimeve, nga asgjësimi i aseteve jomateriale në vitin financiar 2022 të katalanasve.
Skuadra e La Liga-s ka humbur apelimin, që bënë kundër gjobës, pasi u zbulua se nuk kishin raportuar drejtë të ardhurat e tyre, në kuadër të rregullave të Fair Play-t Financiar (FFP), gjatë vitit 2022/2023.
Trupi i Kontrollit të UEFA-s arriti në përfundimin se, ‘blaugranasit’ kishin përfshirë të ardhurat nga asetet jo-materiale në llogaritë e tyre të dorëzuara në UEFA, që nuk janë shitje të lojtarëve dhe që nuk lidhen me llogaritjet e Fair Play-t Financiar.
Ndonëse n
uk është një dënim i madh, brenda kampit të Barcelonës nuk ka lënë një shije të mirë kjo masë administrative, me klubin që po përpiqet të shpenzojë brenda kontrolleve financiare të La Liga-s.
Të ardhurat që u raportuan gabim, ka të ngjarë të kenë të bëjnë me shitjen e aseteve të tyre, duke përfshirë të drejtat televizive dhe një përqindje të filialit të tyre të shpërndarjes së imazhit.
Ky vendim i UEFA-s nuk ka asnjë lidhje me çështjen Negreira, që mbetet beteja kryesore për Barçën.
Të akuzuar për korrupsion sportiv dhe ryshfet, ata arritën të sigurojnë pezullimin e ekzekutimit nga UEFA, e cila mund t’i përjashtonte për prishjen e reputacionit dhe imazhit të kompeticionit.


