VIDEO/ Super Sadiku, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë në Indi

Armando Sadiku ka gjetur golin e parë me skuadrën e Mohun Bagan në Indi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit shënoi golin e barazimit për ekipin e tij në minutën e 29’, duke u “hapur rrugën” shokëve të skuadrës.

Në fund ekipi i Sadikut fitoi me rezultatin 2-3, me sulmuesin shqiptar që ishte një nga protagonistët e këtij takimi.