“Përgjithmonë”, Paulo Dybala me mesazh të qartë, do të martohet
Paulo Dybala ndihet shumë mirë në Romë, pavarësisht se sulmuesi argjentinas ka pasur shumë oshilacione, kjo nisur edhe nga dëmtimet e shumta. Por nëse në fushë nuk ka shkëlqyer kohët e fundit, jashtë, në jetën sentimentale është drejt një hapi të madh.
Kjo lidhet me partneren e tij. Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini po shkojnë drejt altarit. Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja argjentinase me një postim në Instagram.
Joya dhe e dashura e saj janë bashkë prej 5 vitesh dhe argjentinasi vendosi t’i propozojë këngëtares duke i dhuruar një unazë të shtrenjtë siç treguan të dy duke publikuar foto në Instagram me mbishkrimin: “Përgjithmonë”.
View this post on Instagram
Data është ende sekret, por ndërkohë miqtë po festojnë: ndër komentet e shumta, spikasin ato të Alvaro Moratës dhe e gruas së Lautaro Martinez, por Correa, Di Maria me të tjerë uruan çiftin, që së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Nuk dihen detajet e dasmës, as data dhe as vendi, por tashmë e sigurtë është që Dybala dhe Sabatini po mendojnë për ceremoninë.

