United në krizë totale, lojtarët ankohen, bëjnë fajtore…fanellat
E besoni apo jo, por Man.United e ka shumë të vështirë të gjejë justifikime për situatën që po kalojnë, aq sa tashmë i kanë vendosur fajin…fanellave.
Pas humbjes në derbi kundër Man.City, lojtarët janë ankuar se fanellat i rrinë shumë të ngushta. Më herët, për një situatë të ngjashme u ankua edhe portieri Onana.
Përballë një ankesë të tillë me sa duket edhe “Adidas”, sponsori teknik i Man.United, është gjetur e papërgatitur.
“Adidas” ka premtuar se do të sjell për lojtarët fanella të tjera, por kjo kërkon të paktën edhe një muaj kohë. Lojtarëve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të luajnë me ato fanella që shiten edhe në dyqane për tifozë.
Në shtëpinë e “djajve të kuq” situata është me të vërtetë jo pozitive, ku në qendër të kritikave ka përfunduar trajneri Ten Hag, për mënyrën se si po menaxhon grupin.
Në këtë periudhë janë të hapura dy çështje, ajo e Sancho dhe Antony, dy lojtar që janë jashtë grupit.


