Penallti dhe autogol nga portieri, Vllaznia dhe Erzeni ndajnë pikët në javën e 11-të

Vllaznia dhe Erzeni ndajnë pikët në takimi e javës së 11 të Kategorisë Superiore, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-1.

Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa ishin shkodranët ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Balajn, që shënoi në minutën e 28’ nga pika e bardhë e penalltisë, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0.

Miqtë tentuan të reagonin, megjithatë barazimin e morën nga autogoli i Qarrit në minutën e 68’.

Në fund takimi u mbyll në paqe në “Loro Boriçi”, me Vllazninë që pas javës së 11-të renditet në vend të gjashtë me 13-të pikë, teksa Erzeni renditet në vend të tetë, po me 13 pikë.