VIDEO/ Mesfushori shqiptar i shënon supergol nga goditja e dënimit skuadrës së Bundesligës
Shqiptari i Kosovës, Florent Muslija po kalon një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Paderborn.
25-vjeçari është shndërruar në një lider te skuadra që militon në Bundesligën 2, teksa mbrëmjen e sotme, nxori nga repertori i tij një tjetër perlë.
Në minutën e 33-të, me një gjuajtje mjeshtërore nga goditja e dënimit, në duelin e Kupës së Gjermanisë ndaj Frajburg, Muslija shtangu portierin kundërshtar duke e lënë të palëvizur, teksa ngriti shifrat në 0-2.
Shqiptari i Kosovës, më herët, në minutën e 4-t, asistoi për Bilbijan që shënoi golin e parë.
Në këtë sfidë Paderborni arriti të triumfonte me rezultatin 1-3 ndaj Frajburgut që militon në Bundesligë, duke e eliminuar kështu skuadrën e elitës gjermane. Ky ishte goli i tretë radhazi për Muslijan që u zgjodh dhe lojtari i ndeshjes.
33' Florent Muslija with a beautiful free kick goal.
— Kosovo Football ???????? (@FootballKosovo) November 1, 2023
Goal & assist vs Freiburg in the first half.pic.twitter.com/t44Krf9Gtq
