Kupa e Gjermanisë/ Goli i Reus mjafton, Dortmund eliminon Hoffenheim dhe kalon në raundin tjetër

Borussia Dortmund merr fitoren minimale 1-0 ndaj Hoffenheim dhe siguron raundin e 1/8 të Kupës së Gjermanisë.

Ndeshja mes dy skuadrave ishte shumë e luftuar, me “verdhezinjtë” që gjetën golin e avantazhit dhe njëkohësisht të triumfit në minutën e 43’ me Reus.

Pavarësisht tentativave nga ana e Hoffenheim për të gjetur golin e barazimit, nuk ia doli, madje në minutën e 90+4′ mbeti me një lojtar më pak, pasi Kabak mori kartonin e dytë të verdhë dhe në fund sfida u mbyll me rezultatin 1-0.

Pas kësaj fitoreje, Borussia Dortmund kalon në fazën tjetër të DFB Pokal, teksa Hoffenheim e mbyll këtu rrugëtimin e Kupës së Gjermanisë.