Shkëlqeu ndaj Romës, Asllani kërkon hapësira. Projekti i Inzaghit, ja se si ylli kuqezi po fiton Interin

Nga Roma te Roma, Kristjan Asllani mbyll një cikël me ulje ngritje ndërsa tashmë është bërë gati për hapin e madh.

Nëse një vit më parë, në atë sfidë kundër Romës, ishte protagonist negativ, me djemtë e Mourinhos që siguruan një fitore me përmbysje, pas një viti situata është ndryshe.

Mesfushori kuqezi zhvilloi një 15-minutësh fantastik, ishte protagonist kryesor në golin trepikësh, një super pasim për Dimarco-n me këtë të fundit që shërbeu në zonë për Thuram duke vënë në jetë një gol shumë të bukur.

Koka lart, pasim perfekt, një paraqitje e shkëlqyer, me këto fjalë e nis analizën për Asllanin e përditshmja italiane, La Gazzetta dello Sport.

Shkëlqeu ndaj Romës, Asllani kërkon hapësira. Projekti i

Asllani, me meritë, ka fituar besimin e Simone Inzaghi-t: "Asllani po rritet, duhet të ketë durim, por është shumë i fortë, ka shumë kualitet”, kështu u shpreh Calhanoglu për Asllanin. Komplimentet për të nuk erdhën vetëm nga turku, por edhe nga vetë trajneri Inzaghi.

Pas një viti, vendimi i drejtuesve të Interit me sa duket rezultoi i drejtë, larguan Brozovic, ndërsa s’postuan Calhanoglu në rolin e regjisorit, zëvendësuesi i tij është projektuar pikërisht Asllani. Edhe Asllani duket i lumtur për momentin që po kalon, ndjen edhe ai besimin e trajnerit.

Shkëlqeu ndaj Romës, Asllani kërkon hapësira. Projekti i

“Asllani është një lojtar i rëndësishëm, është gati edhe të luajë titullar”, u shpreh Inzaghi. Në raport me një vit më parë, mesfushori shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë minuta.

Një vit më parë u aktivizua vetëm 8 minuta në Champions, edhe pse Interi shkoi deri në finale, ndërsa këtë sezon vetëm në tre ndeshjet e para është aktivizuar 75 minuta.

Një vit më parë, Asllani u aktivizua në total vetëm 858 minuta, por me këtë formë që po kalon e sigurt është që Asallnin do ta shohim më shumë në fushë.