Milan bashkohet rreth Piolit, në pritje edhe…Ibrahimovic
Në shtëpinë e Milanit nuk është një atmosferë pozitive, kjo e kushtëzuar shumë nga rezultatet e fundit. Sjellja e disa titullarëve si Calabria, Leao e Giroud, të cilët iu kthyen trajnerit gjatë ndeshjes me Napolin, nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit kuqezi.
Në fakt, drejtuesit e Milanit nuk e kanë fshehur kurrë mbështetjen ndaj Piolit, e bën diçka të tillë edhe pas ndeshjes me Napolin duke i lëshuar një mesazh të qartë lojtarë, Pioli nuk preket, por kërkohet një reagim i menjëhershëm.
Sipas La Gazzetta dello Sport, mes Piolit dhe “rebelëve” është vendosur paqja, ndërsa me grupin është rikthyer edhe Loftus-Cheek.
Për të konfirmuar publikisht mbështetjen ndaj trajnerit, në “San Siro” të martën, në sfidën kundër PSG, do të jetë i pranishëm edhe Garry Cardinale i cili do të njoftojë edhe rikthimin e Zllatan Ibrahimovic, këtë herë një rolin e drejtuesit. Rikthimi i Ibrës pritet të jap efekt mbi të gjitha në dhomat e zhveshjes.


