VIDEO/ U përjashtua nga Kuvendi, Nallbati vijon debatet me deputetin e PS-së edhe jashtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2023, 18:06
Tensionet midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës nuk janë zhvilluar vetëm në sallën e Parlamentit por edhe në ambientet e jashtme të saj.
Nga pamjet e siguruara nga Ora News në ambientet e jashtme, deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është konfliktuar sërish me deputetin socialist, Vullnet Sinën. Dy deputetët u përplasën fizikisht edhe gjatë seancës.
