Goditi deputetin e PS, përjashtohet nga seanca Bledion Nallbati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2023, 17:42
Deputeti demokrat, Bledion Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të hëne.
Ai u përjashtua pasi u përplas fizikisht dhe goditi në Kuvend, deputetin socialist, Vullnet Sinaj.
Seanca plenare e kësaj të hëne në orën 17:00 nisi menjëherë me tensione, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita.
