PS bën hapin për çtensionimin e situatës, 23 deputetët e përjashtuar do lejohen në punimet e sotme në Kuvend
Pas paralajmërimit të deputetëve të opozitës, mazhoranca ka bërë hapin e saj për krijimin e një klime normale për zhvillimin e seancës së sotme plenare.
Kur na ndajnë 4 orë nga nisja e seancës, Kuvendi ka vendosur anulimin e vendimit për përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës që krijuan tensione në Kuvend 10 ditë më parë.
Njoftimi:
“Të nderuar kolegë,
Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë.
Vendimi i përjashtimit është anulluar.” - mësohet të ketë njoftuar kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi kolegët e tij opozitarë.
Ky vendim i socialistëve vjen edhe pas mbledhjes së paradites së grupit parlamentas socialist ku kryeministri Edi Rama i udhëzoi ligjvënësit për unifikim të qëndrimeve mes tyre si dhe respektimin e rregullores së Kuvendit.
