Vedati me një rrëfim prekës, braktis partneren dhe vajzën për tu kujdesur për mamanë
Konkurrenti i spektaklit televiziv "Për’puthen", Vedati, në takimin që zhvilloi jashtë studios me Albën, rrëfeu se është baba i një vajze.
Ai u emocionua teksa tregoi në takim se vajzën e takon vetëm 4-5 herë në vit, pasi ish-partnerja e tij, mamaja e vajzës, jeton jashtë shtetit.
Vedati është ndarë nga partnerja pas vdekjes së babait.
"Zgjodha të shkoja pranë nënës dhe të kujdesesha për të", tha ai.
Por, i pyetur nga moderatorja Megi Pojani, Vedati pohoi se nuk i ka reaguar kurrë nënës së tij arsyen e ndarjes.
"Ajo nuk e di arsyen e ndarjes. Askush nuk e di. Do të doja që nëna të mos e dinte. Aq i vuajtur jam, do të doja mos ta dinte nëna, se po ta shoh edhe njëherë nënën duke qarë, më mirë të kisha vdekur".
Mes lotësh, ai tregoi se i dhemb kur vajza pyet "ku është babi".

