Prishen raportet mes Kiara Titos dhe Dojna Memës, shkak ishi Luizit?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 17:50
Mikesha të ngushta nuk ishin, megjithatë e kishin një farë marrëdhënie me njëra-tjetrën dhe deri vonë ndiqeshin në rrjetin social "Instagram".
Mirëpo, akoma nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në prapaskenë mes dy moderatoreve, Kiara Tito dhe Dojna Mema, që ka prishur raportin e tyre.
Dy vajzat, që më herët edhe kanë pozuar së bashku, sot nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe siç të gjithë e dimë, një "unfollow" në "Instagram", ditët e sotme tregon shumë.
Sipas "Kryefjalës" po flitet se Vlashenti është mik me bashkëshortin e Megi Topallit, ish-it të Luizit, megjithatë ende nuk dihet nëse është kjo arsyeja e "prishjes" apo ftohjes së marrëdhënies së vajzave.

