VIDEO/ Përplasen fizikisht dy vajza në vilën e dashurisë: Të kap prej flokësh...

Pas eliminimit të Xhoanës nga vila e spektaklit "Love Island Albania:", Ueda zgjodhi Arlindin për tu bërë çift.

Pas disa ditësh, ata i shprehën pëlqimin njëri-tjetrit, gjë që "tërboi" Xhoanën jashtë shtëpisë.

Me votat e publikut, ajo u rikthye në vilë me synimin e vetëm për të kërkuar llogari, ndërsa situata është parë e tensionuar këto ditë.

Xhoana pati një ballafaqim aq shumë të kërkuar me Arlindin, i cili i tha se nuk hedh poshtë ato që ka kaluar me to, por tashmë i është përkushtuar Uedës.

Mirëpo, mes dy vajzave vazhdon të shihet tension dhe s'dimë nëse bëjnë shaka pasi janë duke qeshur, apo vërtetë ka ndodhur një përplasje fizike mes tyre.

Në një frekuencë të videos, dëgjohet Xhoana që i drejtohet Uedës: "Po të çohem, nuk më intereson se ku jam, do të kap prej flokësh", ndërsa Ueda e provokon duke i thënë "Çohu".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Love Island Albania (@loveisland.albania)