Arnold Schwarzenegger “sulmon" presidentët Biden dhe Trump

Arnold Schwarzenegger thotë se do të ishte një president i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po kjo dëshirë e aktorit, ish guvernator i Kalifornisë nuk mund të bëhet kurrë realitet, pasi ai nuk ka lindur në SHBA. Nga Londra ku prezantoi librin më të ri, ai tha se është koha që Amerika t’u lihet të rinjve, duke kritikuar dy kandidatët e mundshëm për president, Joe Biden dhe Donald Trump!

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger thotë se ai do të ishte një president i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe pse e di se kjo s’mund të ndodhë kurrë!

“Ndjehem sikur do të bëhem një president i madh. Ajo që kam arritur është falë Amerikës. Më dha kaq shumë mundësi dhe populli amerikan ishte aq mikpritës, sa më pritën krahëhapur. Nuk kishte njeri që të më ndalonte nga suksesi im. E vetmja gjë që nuk mund të bëj është të kandidoj për president, por nuk do të ankohem për këtë. Do të ishte pak egoiste të dilja dhe të përpiqesha të ndryshoja ligjin”, tha ai.

Këto komente, aktori i njohur i filmave aksion i bëri nga Londra, ku ishte për të prezantuar daljes në treg të librit të tij të ri.

Aktori duket se nuk është i emocionuar nga gara e mundshme presidenciale e vitit të ardhshëm mes Presidentit Joe Biden dhe Donald Trump, duke e vënë theksin se amerika duhet të gjejë kandidatë më të rinj, në të 40-at apo edhe të 50-at, dhe t’u japë atyre një shans.

Pavarësisht dëshirës e të gjitha arritjeve, Arnold Schwarzenegger nuk do të jetë kurrë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Kushtetuta e SHBA-së thotë se kushdo që mban atë detyrë duhet të jetë një qytetar i lindur në natyrë. Schwarzenegger vjen nga Thal, Austri, ku jetoi deri në moshën 19-vjeçare.