Studim: Njerëzit e fiksuar mbas vipave janë më "të trashë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 18:11
Një studim i ri është publikuar së fundmi, në lidhje me inteligjencën e njerëzve.
Ky studim është botuar në revistën "BMC Psychology", dhe thuhet se individët që janë të fiksuar pas njerëzve të famshëm priren të performojnë dobët në testet e aftësive njohëse kur krahasohen me ata që tregojnë më pak interes për lajmet dhe thashethemet e të famshmëve.
E thënë thjeshtë, ata që janë të fiksuar pas "vipave" janë praktikisht më të trashë se të tjerët.

