Studenti më i vjetër në botë, merr diplomën e 15-të

Një diplomë në kriminologji, në moshën 91-vjeçare është për mjekun Leonardo Altobelli.

Praktikisht kjo është hera e 15-të që ai pajiset me një diplomë.

Pas diplomave në Drejtësi, Shkenca Politike, Letërsi, Filozofi, Pedagogji, Bujqësi, Shkencë, Teknologji Ushqimore, Shkenca Turistike, Histori, Bioteknologji dhe Arkeologji vjen diploma në shkencat hulumtuese.

Jo vetëm kaq: në diplomat e tij universitare, i moshuari krenohet edhe me shtatë të tjera në Mjekësi Sociale, Mjekësi Sportive dhe Mjekësi e Përgjithshme.

Le të themi një rekord botëror Guinness për studentin më të vjetër në botë.

Është një karrierë shumë e gjatë për 91-vjeçarin me origjinë nga Troia, Itali, një qytet që ai e qeverisi edhe si kryetar bashkie në vitin 1984, ku njëherësh punoi edhe si mjek i përgjithshëm deri në moshën 70-vjeçare.

"Unë jam studenti më i vjetër në botë, por pas kësaj diplome, do të ndalem. Do t'i përkushtohem shkrimit.

Të rinjve u them të duan gjithçka që bëjnë. Të përqafojnë punën e tyre dhe ta bëjnë atë me buzëqeshje dhe qetësi. Unë kam qenë gjithmonë i apasionuar pas studimeve.

Kjo është arsyeja pse e përkufizoj veten si studentin e përhershëm të botës", tha Altobelli.