Çuditet bota/ Nëna 26- vjeçare tregon 22 fëmijët e saj
Ajo mund të jetë vetëm 26-vjeçare, por është nëna e 22 fëmijëve dhe planifikon që një ditë të arrijë shifrat treshifrore.
Shumica e fëmijëve të saj janë vetëm dy dhe tre vjeç.
Fëmija më i madh, është një vajzë tetë vjeçare e quajtur Victoria.
Por 21 fëmijë e tjerë u ngjizën me nena surrogate, përveç njërës prej tyre, të lindur në vitin 2020.
Tre- vjeçarët janë Mustafa, Maryam, Ayrin, Alice, Hassan, Judy, Harper, Teresa, Hussein, Anna, Isabella, Ismail, Mehmet dhe Ahmet.
Dhe dy- vjeçarët janë Ali, Kristina, Alena, Sara, Lockman dhe Alparslan.
Në vitin 2021, ajo mirëpriti vajzën më të vogël Olivia.
Nëna ruse, e cila aktualisht jeton në Gjeorgji , pretendon se dëshiron deri në 105 fëmijë biologjikë me burrin e saj milioner, me të cilin ka 32 vite diferencë.
Kristina tha se ajo pagoi 142 mijë paund për nenat surrogate midis marsit 2020 dhe korrikut 2021.
Familja e madhe kishte 16 dado që paguheshin kolektivisht 68 mijë paund në vit.

