Bradd Pitt shlyen gabimet e së shkuarës, i bën dhuratën e veçantë ish-bashkëshortes për 50- vjetorin e lindjes

Një ndër çiftet më të dashura të Hollywood-it, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitet 2000, ku 5 vite më pas, i dhanë fund lidhjes përmes një deklarate.

"Dëshirojmë të njoftojmë se pas shtatë vitesh së bashku kemi vendosur të ndahemi zyrtarisht. Për ata që ndjekin këtë lloj gjëje, dëshirojmë të shpjegojmë se ndarja jonë nuk është rezultat i asnjë spekulimi të raportuar nga mediet tabloide. Ky vendim është rezultat i shumë konsideratës", thanë ish-çifti.

Ndonëse ishte një ndër ndarjet që në atë kohë bëri bujë, ata akoma kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Sipas medieve vendase, Pitt ka blerë vilën ku jetonte me Aniston kur ishin të martuar, për 79 milionë dollarë dhe këtë pronë ka vendosur t'ia dhurojë aktores me rastin e 50-vjetorit të saj.

Pas ndarjes shtëpia u shit dhe kjo gjë e mërziti shumë aktoren dhe mesa duket tani Brad ka vendosur që të shlyejë gabimin e tij me këtë dhuratë që padyshim do ta lumturojë ish-bashkëshorten e tij.

Bradd Pitt shlyen gabimet e së shkuarës, i bën dhuratën e