Saraçi: Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares, materiali audio i seancës nuk iu vu në dispozicion
Gazetari, Romir Saraçi ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për gjyqin ndaj Sali Berishës përsa i përket çështjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani. Saraçi u shpreh se avokatët e Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares dhe kanë kërkuar ti vihet në dispozicion materiali audio i seancës, gjë që nuk i është vënë në dispozicion.
"Kur kemi të bëjmë me një ish-kryeministër dhe një lidër të opozitës, nuk besoj se edhe gjykata do ta marri lehtësisht aq një vendim të interpretueshëm. Avokati është aty në proves për të garantuar një proces të rregullt juridik. Ky është roli i avokatit. Zoti Berisha është përfaqësuar nga ata avokatë që ka cuar në seancë.
Që në krye të seancës ata kërkuan përjashtimin e gjyqtares në seancën e kaluar për shkak të mendimeve të tyre. Në seancën e sotme avokatët cojnë përpara kërkesën sepse kanë kërkuar nga gjyqtarja ti vihet në dispozicion materiali audio i seancës për të zyrtarizuar kërkesën. Gjë që nuk ju vu në dispozicion.
Në paralel me këtë bënë edhe dy kërkesa të tjera, për drejtimin e gjykatës Kushtetuese paralel edhe me kallëzim, edhe dojen e plotë", tha ndër të tjera Saraçi.
