Xhaçka e pranon: Sekuestrimi i pronave është bërë prej javësh, Berisha nuk mund t’i bëjë moral askujt
Në kuadër të hetimit të nisur mbi bazën e kallëzimit të kryebashkikaut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, SPAK ka vendosur që të ngrijë pasurinë truall prej 5512 metër katror të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka, aty ku po ndërton vila luksoze si investitor strategjik.
Beleri pretendon se prona është marrë përmes AMTP-ve të falsifikuara.
Me qëllim që dokumentet të mos tjetërsohen, SPAK ka bërë sekuestrimin e tyre, ndërsa prona në emër të Gaçit nuk mund të tjetërsohet.
Pak javë më parë SPAK thirri dhe mori në pyetje kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Gore dhe bashkëshortin e Xhaçkës.
Ndërkaq për këtë vendim eragoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama për favorizim të bashkëshortit të ministres së tij, Olta Xhaçka. Kjo e fundit ka reaguar përmes rrjeteve sociale, teksa pranon sekuestron e pronave të bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi.
“Një kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.
Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjese të kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.
SPAK-u të bëjë punën e vet i pa penguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!”, shprehet deputetja Olta Xhaçka.
Ja CFARE DEKLAROI BERISHA



