Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Berishën, zëvendësohet avokati i caktuar nga shteti

Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00 seanca në GJKKO ndaj Sali Berishës. Po ashtu bëhet me dije se është zëvendësuar avokati që u caktua nga shteti, pasi dy avokatët e Berishës braktisën seancën paraditen e sotme.

Avokati Simoni u largua nga procesi pas një statusi që kishte bërë dy ditë më parë ku komentonte operacionin e SPAK.

Sipas SPAK ka dyshime se në rreshta ka komentuar Sali Berishën dhe pozitën e tij.

“Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet.

Seanca do te zhvillohet ne datën 26.10.2023 ora 10:OO”, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.