Berisha: Kushtetuta e kthjellët si kristali, nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme

Nga selia blu, Sali Berisha u shpreh se Kushtetuta është e kthjellët si kristali, pasi nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme, pa aprovimin e parlamentit.

Berisha: Kushtetuta është e kthjellët si kristali. Nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme, pa aprovimin e parlamentit. Nuk lejon. Neni i kodit penal është në favor të kufizimit, por duhet të pasqyrohet në Kushtetutë. Po nuk u pasqyrua në Kushtetutë, merr fund hierarkia e ligjeve.

Ai nen, hajde të votojmë që nesër ta fusim në Kushtetutë. Është pak a shumë amendamenti që kam çuar unë. Por gjykatësi, prokurori po të mos jetë zuzar siç janë, respekton Kushtetutën. Dhe i thotë Edi Ramës, unë këtë nuk e bëj dot se nuk më lejon Kushtetuta. Hajde ta sjell në parlament, hiqe dhe ma sill.