Akuzat ndaj Berishës, Noka: Kërkohet likujdimi i opozitës, Këshilli Kombëtar do marrë vendimet e duhura

Deputeti i PD-së, Flamur Noka foli jashtë selisë blu për media. Noka u shpreh se do thërritet këshilli kombëtar i cili do shqyrtojë dhe do marrë masat e duhura.

"Të thërrasë Këshillin Kombëtar i cili do të shqyrtojë më tej këtë situatë të paprecedentë ku montohet një akuzë politike ndaj kreut të opozitës me qëllim likujdimin e opozitës dhe pastaj Këshilli Kombëtar do të marrë vendimet e duhura. Përballë një regjimi ka vetëm nëj rrugë për mua si person, mosbindja civile për ta zhbërë nga rrënjët një regjim kriminal e korruptiv.

Në një moment që kushtetuta shkelet me këmbë, atëherë në atë vend nuk ka më demokraci. Ngre një akuzë politike pa e bazuar në asnjë nen të kodit penal, tregon se ky organ është në shërbim të regjimit. Që këtu më pas komentet për demokraci janë të kota", tha ndër të tjera Noka.