Berisha për mediat greke: Aktakuzën ndaj Belerit e ka ngritur Rama, është i burgosur politik. “Dëshimitari” është paguar 7000 euro

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka folur ekskluzivisht për televizionin grek “SKY”, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen “Beleri”.

Berisha hedh akuza të ashpra ndaj Edi Ramës për çështjen Beleri.

Duke folur për SKAI-n dhe Yiannis Souliotis, ai pohon se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitarit mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerjeje votash, i është paguar 7000 euro për shërbimet e tij.

“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë.

Ka një fond sekret për ata që kryejnë ‘misione speciale’. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro”, është shprehur Berisha.

Zoti Berisha shprehet se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor të akuzës ndaj Fredis Beleris është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

“Më është dhënë (informacioni) në mënyrë shumë konfidenciale, por duke qenë se fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme, shpall publikisht në Shqipëri dhe kudo se ky është një veprim shumë i trishtuar dhe i paligjshëm”, kanë thënë Berisha.

Ish-kryeministri këmbëngul se dëshmia dhe videot kundër Belerit janë të pavlefshme, pasi denoncuesi kryesor është paguar, ndërsa ka nisur sulmin ndaj kreut të policisë.

“Ai i kërkoi provokatorit të organizonte planin. Nuk mund ta toleroja këtë praktikë”, theksoi ai.

Gazetari: Pse vendosët ta bëni këtë zbulim të veçantë tani?

“Informacioni i saktë për shpërblimin e tij më ka mbërritur vetëm dy ditë para se ta zbuloja atë”.

Berisha e quan Belerin të burgosur politik dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.