"Bisha është i plakur!" Avokati i caktuar nga shteti "kritika" Berishës në Facebook, Shkëlzeni: Më mirë t'i caktoni Ballën
Avokati i caktuar nga shteti për çështjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se në rrjetet sociale është një kritik i Berishës.
Në një postim të para dy ditësh, Artan Simoni ka sulmuar kreun e opozitës, Sali Berisha duke e cilësuar si ‘bisha është plakur’, postimi i cili është komentuar edhe nga djali i Berishës, Shkëlzen Berisha.
‘Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s'mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t'a çukasin. Ku gaboi bisha?!’, shkruan avokati i caktuar nga gjykata.
E sot Gjykata e Posaçme pasi refuzoi tu japë avokatëve të caktuar nga Sali Berisha, materialet e nevojshme që ata kërkuan, dhe pas largimit të tyre, vendosi që të emëroj një avokat ‘rastësisht’ nga lista e depozituar në gjykatë.

