Informim për integrimin/ Tryeza e posaçme mbi rolin e medias gjatë negociatave
Integrimi i Shqipërisë në BE është një proces që ka mbështetjen e plotë të shqiptarëve. Por informacioni mbi negociatat duket se është i vakët. Për këtë qëllim ekspertët kanë kërkuar një angazhim më të plotë për të pasqyruar zhvillimet dhe përfitimet
Roli i medias në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është bërë objekt i diskutimit në një tryezë të posaçme.
Në prezantimin e situatës në terren u paraqit situata me informimin e të rinjve mbi hapat që janë ndjekur dhe vijimin e negociatave.
Media si faktor informimi u konsiderua parësore gjatë diskutimeve.
“Tashmë siç e dimë të gjithë ata që e kanë lexuar raportin kur vjen puna për median, kemi nevojë për përmirësime në Shqipëri”, tha panelisti.
“Shqipëria është gati për këtë proces, ndaj duhet përfshirja e gjerë e publikut”, tha panelisti tjetër.
Panelistët ndër të tjera kërkuan marrjen e hapave për të shtuar fushat e ndërgjegjësimit të publikut jo vetëm mbi informimin për negociatat, por edhe për fondet që jepen prej Unionit dhe avantazhet kulturore e ekonomike.


