Baçi: Rama u frikësua nga aksioni i opozitës. Gashi: Berisha po hetohet si në kohën e komunizmit
I ftuar në Ora News, deputeti demokrat Luan Baci u shpreh se Rama e goditi Berishën sepse tashmë ka frikë nga organizimi dhe aksioni opozitar.
Baçi: Nuk ishte gjë e papritur, pasi nga Rama mund të presësh çdo gjë. Parë në këndvështrimin e situatës së krijuar në kuvend dhe duke parë se Ramës po i binte mbështetja te paterica e tij dhe po fuqizohej opozita, duke nisur një aksion opozitar, nuk i ngelej gjë tjetër veçse të godiste Berishën. E bëri për të goditur këtë aksion opozitar. Ishte e turpshme mënyra se si e bënë.
Ndërkohë analisti Shpend Gashi tha se në rastin e Berishës dhe Malltezit mendohej se do të kishte thirrje në SPAK dhe do të vazhdohej si gjithmonë.
Gashi: Ideja është se flitej se do të kishte një sulm politik ndaj familjarëve të Berishës, por nuk e dinim se kur dhe si. Mendonim se do të kishte thirrje në SPAK dhe do të vazhdohej. Si me inceneratorët që janë hetuar në gjendje të lirë. Ishte një situatë e turpshme si në vitet e komunizmit.
